Lajmet

HP-prezanton produkte dhe shërbime të reja

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
HP-prezanton produkte dhe shërbime të reja

Fjala e hapjes u mbajt nga Franz Scherz, menaxheri i rajonit, i cili mbi të gjitha vuri theksin në funksionimin e ri të orientuar nga zgjidhjet, krahasuar me atë të orientuar dhe të varur nga hardueri si pak vite më parë. Tema e rrahur dhe e njohur tashmë e realitetit global është dhe kriza të cilën po e lëmë pas. Lajmi i mirë është se nga kriza po fillojmë të dalim dhe për të përballuar të ardhmen kërkuese duhet të veprojmë duke implementuar teknologjitë e reja në dispozicion.

Ishin të shumta produktet dhe shërbimet e reja mbi të cilat u vu theksi, që nga gjenerata e re (e gjashtë) e serverëve ProLiant. Strategjitë e bazuara në serverë dhe zgjidhje të optimizuara të IT-së janë përgjegjëse për përmirësimin e ndjeshëm të efektivitetit në shumë fusha, jo më pak në ato qeveritare. Një shembull mahnitës ishte edhe rasti i Ministrisë së Ekonomisë në Sllovaki. Investimi prej rreth 30 milionë USD e bëri aq efikas funksionimin e institucionit, saqë investimi u shlye brenda gjashtë muajsh.
Më pas u vazhdua me BladeSystem HP Matrix, duke kaluar më pas te zgjidhjet virtualizuese si LeftHand e VMware e deri tek portofoli i ri i pajisjeve të printimit të formateve të mëdha. Të gjitha zgjidhjet e reja u prezantuan nga një panel me ekspertë përkatës të HP-së, të cilët ilustruan avantazhet e ofertave të propozuara dhe skenarët ku ato mund të jenë më të dobishme.

Pika kyçe ishte mbi të gjitha prezantimi i serverëve dhe efikasiteti i tyre. Ndër zgjidhjet më simpatike këtu ishte HP Lefthand Storage, prezantuar nga z. Gregor Vehzely, për të maksimizuar efiçencën dhe besueshmërinë e sistemeve të ruajtjes. Gerald Hampapa, menaxher i biznesit për printimin në formate të mëdha, prezantoi zgjidhjet më të reja në këtë fushë, që lidhen me printimet më të sakta, mjediset e ndryshme të printimit dhe bojërat.

LEXO EDHE:  Apple: Ja arsyet pse App Store nuk është monopol

Lajmet e fundit>