Harduer

HP rifreskon harduerin e brendshëm të laptopëve ZBook

Oct 15 2018
0 Shpërndarje
Modeli x360 me bosht 360 gradësh ka ekran me prekje kundër reflektimit për të cilin HP thotë se kanë 20% më shumë shkëlqim sesa Apple MacBook Pro 15-inç dhe 50% më shumë sesa Dell XPS UltraSharp 4K. HP rifreskon harduerin e brendshëm të laptopëve ZBook

Për herë të parë HP prezantoi ZBook x360 në muajin Maj ndërsa sot pas 5 muajsh solli një rifreskim të harduerit të brendshëm.

Modelet ZBook Studio x360, ZBook Studio, ZBook 15 dhe ZBook 17 vinë me procesorët e gjeneratës së tetë Intel Core i9 si dhe memorie të re SSD.

HP thotë se procesori i ri i përshtatet nevojave të editimit të videove dhe përpunimit të përmbajtjes 3D.

Grafikat e vjetra të Studio dhe Studio x360 janë zëvendësuar nga Nvidia Quadro P200.

Modeli x360 me bosht 360 gradësh ka ekran me prekje kundër reflektimit për të cilin HP thotë se kanë 20% më shumë shkëlqim sesa Apple MacBook Pro 15-inç dhe 50% më shumë sesa Dell XPS UltraSharp 4K.

Ndërkaq modelet ZBook 15 dh 17 vinë me memorie RAM deri në 128GB dhe dalin në shitje në Dhjetor.

Me modelet e reja HP thotë se ka dëgjuar dhe u është përgjigjur kërkesave të krijuesve për të rritur produktivitetin e tyre.

ZBook x360 fillon nga 1,499 dollarë ndërsa Zbook Studio, Zbook 15 dhe Xbook 17 nga 1,349 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

HPZbook
Lajmet e fundit>