Harduer

HP rifreskon linjën e laptopëve me ridizajn dhe modele të reja

Publikuar , 06 Maj 2010
0
HP rifreskon linjën e laptopëve me ridizajn dhe modele të reja

Me përditësime përgjatë linjave HP ENVY, HP Pavilion, HP G dhe HP Mini, HP është duke rritur efikasitetin dhe dizajnin, për të ofruar PC që takohen edhe më shumë me nevojat personale të secilit konsumatorë.

Përpunimet nga metali, tekstura të prekshme dhe një përzierje e materialeve të kualitetit të lartë duket se në produktet e reja kanë krijuar një pamje të thjeshtë dhe të pastër që vendosen në jetët e konsumatorëve.

HP Envy 14 dhe HP Envy 17 (shiko videon për më shumë detaje) janë produktet e reja që premtojnë të sjellin performancë të mjaftueshme për konsumatorët me kërkesat më të larta, duke përfshirë edhe një tastierë me ndriçim. Laptopët ofrojnë balancin e duhur mes dizajnit dhe teknologjisë, duke u veçuar me teknologjinë më të fundit prodhuese dhe me shprehjen artistike të klasës botërore.

Që të dy veçohen me procesor Intel dhe grafikë diskrete ATI Mobility Radeon për lojëra, video dhe 3D imazhe. Ata arrijnë me një njësi optike, ueb kamerë HD me ndriçim të ultë, opsionet më të fundit për wireless, softuer të ri, etj.

Ata gjithashtu veçohen edhe me Beats Audio, që është një teknologji unike e performancës së lartë që është zhvilluar nga HP dhe Beats by Dr.Dre që ofron eksperiencën optimale të zërimit. Mu në mënyrën që dëshiron ta dëgjojë artisti.

Envy 14 ka ekran 14.5 inç HD dhe paraqet balancën e përkryer mes mobilitetit dhe performancës dhe është një prej laptopëve më të hollë dhe më të lehtë quad-core që ofrohen sot në treg.

Me deri në 2TB kapacitet për magazinim, Envy 17 ka kuaj fuqi të mjaftueshëm për kërkesat më të mëdha. Envy 15 ofron grafikë ATI Mobility Radeon HD 5830 me 1024 GDDR5 VRAM, ekran 17.3 inç opsional HD HP UltraBrightView Infinity dhe Beats Audio me HP Triple Bass Reflex.

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran me palosje i Sharp hapet në formën e një guaske

Portofoli i hollë dhe i lehtë i laptopëve HP Pavilion, duke përfshirë dm1, dm3 dhe dm4, si dhe ata të linjës HP Mini dhe HP G, gjithashtu kanë pësuar ridizajnime dhe tani ofron edhe mundësinë për të përzgjedhur CPU, nga AMD.

HP Envy 14 do të paraqitet në treg në fund të qershorit me një çmim fillestar prej 999 euro, ndërsa Envy 17 do të paraqitet me 26 maj duke filluar me një çmim prej 1299 euro por nuk do të jenë në shitje tek partnerët zyrarë të HP në vendin tonë.

Lajmet e fundit>