Harduer

HP sfidon Apple me laptop muzikor

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
HP sfidon Apple me laptop muzikor

“Kur Dre dhe unë u bashkuam në Beats, kjo ishte si rrjedhojë e idesë për të përmirësuar tranzicionin e zërit mes prodhuesve të albumeve dhe konsumatorëve” tha Iovine. “Ne kuptuam se me revolucionin digjital, çka shkoi tmerrësisht keq ishte degradimi i zërit, që ishte zemra e muzikës. Ne kuptuam se shumica e PC-ve degradojnë zërin në nivele të papranueshme dhe kur e reduktoni edhe më tej ndaj një platforme të limituara, sikurse një MP3, muzika nuk ka gjasë për jetë”.

Laptopi HP Envy 15 Beats Limited Edition veçohet me një përfundim të nivelit të lartë që shkëlqen dhe ka ngjyrë të zezë. Ai përfshin softuer miksues nga Beats Audio dhe bite nga kufjet HD prej Dr. Dre Studio.

Gjithashtu ky laptop përmban edhe softuerët Native Instruments’ Traktor LE dhe Audio 2 DJ multichannel splitter, duke mundësuar miksim të paparë përmes një PC-je. Ekzistojnë dy dalje stereo dhe një port dalës me nivel zërimi jashtëzakonisht të lartë.

I bazuar rreth procesorit mobil Intel Core i7, ky laptop peshon 2.35 kilogram dhe ka trashësi prej vetëm një inç. Ekziston një mundësi për të zgjedhur mes dy ekraneve 15.6 inçëshe HP BrightView HD LED Backlit, duke përfshirë edhe FULL HD LED HP Ultra BirghtView Widescreen.

Një ueb kamerë Nightvision VGA, që është e përshtatur për kushte të ndriçimit të dobët, është funksion standard. Ekziston një baterie opsionale më e hollë që ofron deri në shtatë orë jetë, dhe gjithashtu ky laptop përmban një njësi optike të jashtme.

Pritet që të paraqitet në treg në SHBA me datën 22 tetor, duke filluar me një çmim prej 2.999 dollarë.

LEXO EDHE:  Lenovo prezantoi laptopët e parë me procesorët Intel të gjeneratës së 8-të

Lajmet e fundit>