Biznes

HP shpalos në Tiranë produkte dhe shërbime të reja për bizneset

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
HP shpalos në Tiranë produkte dhe shërbime të reja për bizneset

Seminari iu kushtua klientëve vendas, një grupi përfaqësuesish të nivelit të lartë dhe vendimmarrës nga sektorë të ndryshëm të biznesit lokal, përfshirë kompanitë IT, bankat, institucione vendase dhe shtypi.

Fjala e hapjes u mbajt nga Franz Scherz, Manaxheri i rajonit, i cili mbi të gjitha vuri theksin ne funksionimin e ri të orientuar nga zgjidhjet, krahasuar me a të të orientuar dhe të varur nga hardueri të pak viteve më parë. Temë e rrahur dhe e njohur tashmë e realitetit global është dhe kriza të cilën po lëmë pas.

Ishin shumë produktet dhe shërbimet e reja mbi të cilat u vu theksi, që nga gjenerata e re (e gjashtë) e serverave ProLiant, duke vazhduar me BladeSystem HP Matrix, duke kaluar më pas tek zgjidhjet virtualizuese si LeftHand e VMware, e deri tek portofoli i ri i pajisjeve të printimit të formateve të mëdha. Të gjitha zgjidhjet e reja u prezantuan nga një panel me ekspertë përkatës të HP, të cilët ilustruan avantazhet e ofertave të propozuara dhe skenarët ku ato mund të jenë më të dobishme.

Ndër pikat kyçe ishte mbi të gjitha serverat dhe efiçenca e tyre. Ndër zgjidhjet më simpatike këtu ishtë HP Lefthand Storage, prezantuar nga Z. Gregor Vehzely, për të maksimizuar efiçencën dhe besueshmërinë e sistemeve të ruajtjes. Gerald Hampapa, Manaxher i Biznesit për Printimin në Formate Të Mëdha,prezantoi zgjidhjet më të reja në këtë fushë, nër të cilat printime më të sakta, mjedise të ndryshme printimi dhe bojra jo-toksike.

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një portofol kriptomonedhash

Lajmet e fundit>