Biznes

HP shtyn para eksperiencën me Microsoft Windows 7

Publikuar , 23 Tetor 2009
0
HP shtyn para eksperiencën me Microsoft Windows 7

HP ka shkëmbyer teknologjinë e saj (touch) të jashtëzakonshme dhe udhëheqëse në treg , si dhe praktikat më të mira me kompaninë Microsoft, për të udhëhequr zhvillimin e teknologjisë prekëse (touch) brenda Windows 7. Bashkëpunimi i thellë mes kompanive do t’ju ofrojë konsumatorëve eksperiencat më të avancuara prekëse të industrisë.

Për bizneset e të gjitha madhësive, kombinimi i Windows 7 Professional me një dekstop të ri HP, mund të sjellë punë  tri herë më të shpejtë, ndërsa në anën tjetër konsumon vetëm gjysmën e energjisë në krahasim me versionet e mëparshme. Laptopat e biznesit veçohen me kohë më të shpejta prej 41% për nisjeje të sistemit operativ dhe 30% kohë më të shpejta për fikje të sistemit. Lidhja e një printeri HP dhe elementeve tjera është thjeshtuar përmes teknologjisë së kërkimit dhe instalimit automatik në Windows 7, kështu që konsumatorët mund të jenë gati për punë shumë më shpejtë.

HP ka punuar me Microsoft për t’ju ofruar konsumatorëve programin “7 Ditë me 7”, i cili ofron zbritje speciale për konsumatorët dhe bizneset që blejnë PC tek HP, prej datës 22 deri më 29 tetor.

Ndër shërbimet e paraqitura që funksionojnë me Windows 7, HP ka shpalosur edhe HP support Assitant, që është një aplikacion i thjeshtë softuerik që arrin i instaluar në PC me Windows 7, duke i lejuar ata të punojnë lehtësisht qysh prej fillimit. Si pjesë e shërbimeve dhe përkrahjes HP Total Care, softueri mirëmban performancën e kompjuterit dhe zgjidh probleme përmes përditësimeve automatike dhe përshpejtimeve, diagnostifikimeve të integruara dhe asistencë të dirigjuar.

Kompjuterët e rinj HP me Windows 7

Së fundi në portofolin e produkteve të HP janë paraqitur edhe disa produkte të reja që punojnë me Windows 7:

  •     PC-të HP TouchSmart 300 dhe HP Touch Smart 600 me veçori touch (prekëse), pastaj laptopat HP Touch Smart tx2 dhe HP Pavilion Dv3 me TouchSmart.
  •     Laptopat e hollë dhe të nivelit të lartë – HP ProBook 5310m, HP Pavilion dm3, HP Pavilion dm1, ENVY 13 dhe ENVY 15
  •     Desktop PC – HP Elite 7000 Business, HP Compaq 6000 dhe 6005 Pro, Compaq 500B dhe 505B, HP ProBook 6545b dhe
  •     HP Mini 110 nga Studio Tord Boontje, HP mini 110, Compaq Mini 311 dhe Pavilion MS200.
LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë multi-miliardë dollarëshe në Amerikë

 

Lajmet e fundit>