Lajmet

HP sjell ekranet OLED tek laptopët buxhetorë

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Maj 2022
Pavilion 14 Plus 14-inç del në shitje nga datat 25 Maj për 799 dollarë ndërsa Pavilion x360 do të shitet në Verë nga 599 dollarë. HP sjell ekranet OLED tek laptopët buxhetorë

Pasi prezantoi një rifreskim të modeleve Envy dhe Spectre javën e kaluar, HP tha se linja e rangut të mesëm Pavilion do të përditësohet dhe me disa surpriza.

HP Pavilion Plus 14-inç mund të konfigurohet me procesorët Intel Core H të gjeneratës së 12-ës dhe kartë grafike RTX 2050.

Në të vërtetë tipari dallues i këtij modeli të ri është mundësia për tu konfiguruar me një ekran OLED me rezolucion 2.8K dhe raport 16:10 krahas modelit standard LCD.

HP rifreskoi edhe Pavilion x360 14-inç me procesorë Intel Core U të gjeneratës së 12-të. pajisja e konvertueshme mund të rrotullohet 360 gradë dhe të përdoret si tablet e madje mund të pajiset me modemin 5G të Intel.

Të dy laptopët kanë kamera 5-megapiksel me teknologjinë HP Presence dhe për cilësi më të lartë me AI Noise Removal. Po ashtu të dy kanë altoparlantët Bang&Olufsen.

Pavilion 14 Plus 14-inç del në shitje nga datat 25 Maj për 799 dollarë ndërsa Pavilion x360 do të shitet në Verë nga 599 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google zbulon aplikacionet dhe lojërat e vitit