Harduer

HP sjellë laptopin e ri G62t

Publikuar , 05 Shkurt 2010
0
HP sjellë laptopin e ri G62t

Laptopi 15.6 inçësh ka një ekran LED-Backlit dhe ofron 3GB RAM. Përdoruesit gjithashtu kanë edhe mundësi të zgjedhin tre çipa Core i5, që renditen prej versionit 2.26 GHz deri tek ai 2.53 GHz, si dhe mund të përzgjedhin edhe një Core i7 2.66 GHz.

Njësia HDD përfshin njësi me kapacitete prej 160 GB, 250 GB, 320 GB dhe 500 GB, ku që të gjitha ofrojnë shpejtësi rrotullimi prej 7200 rpm. Windows 7 Home Premium është i vetmi sistem operativ që ofrohet për konsumatorë.

Një DVD Burner është opsion standard ndërsa njësia Blu-ray është veçori opsionale. Çipseti i integruar grafik Intel është i vetmi opsion.

Çmimi për G62t fillon prej 600 dollarë dhe si produkt mund të blihet përmes dyqanit të HP-së dhe nga shitësit e dorës së tretë.

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve personalë vijojnë në pikiatë

Lajmet e fundit>