Softuer

HP sjellë përkrahje për Google Cloud Print tek printerët e aftë për ePrint

Publikuar , 31 Mars 2011
0
HP sjellë përkrahje për Google Cloud Print tek printerët e aftë për ePrint

Të gjitha pajisjet Android dhe iOS, e gjithashtu edhe pajisjet tjera që përkrahin HTML5, do të mund të shfrytëzojnë një printer HP ePrint pa pasur nevojë të lidhen me të me ndonjë kabllo apo drajver shtesë.

Printimi Google Cloud deri tani është i shfrytëzueshëm përmes Gmail për Mobile, Google Docs për Mobile dhe Chrome OS, por ka gjasa që të shtohet edhe për aplikacionet e palëve të treta. Këtë e ka thënë edhe HP.

Veçoritë e kësaj mundësie të re përfshijnë aftësinë e printerit që të lidhet me një e-mail adresë të caktuar në një llogari në Google dhe pas kësaj të mundësohet printimi i dokumenteve që veçse janë përgatitur për tu futur në këtë proces. Printerët e HP të cilët kanë veçorinë ePrint janë ata të serisë Photosmart, Officejet, Envy dhe LaserJet Pro. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Me Excel për iPhone mund të importoni databaza me kamerën e telefonit

Lajmet e fundit>