Harduer

HP Spectre Folio është një laptop prej lëkure

Oct 1 2018
0 Shpërndarje
Çfarë do të thotë kjo? Në vend të aluminit dhe plastikës, lëkura shërben edhe si mbulesë por edhe i kasë dhe bosht rrotullues. HP Spectre Folio është një laptop prej lëkure

Ju njohim me HP Spectre Folio. I prezantuar ditën e sotme në Manhatan, ky laptop ka zgjedhur një material ndryshe në një industri ku alumini është kthyer në standard.

Laptopi i konvertueshëm përbëhet prej lëkure dhe HP thotë nuk është një kompjuter i veshur në lëkurë por i bërë prej saj.

Çfarë do të thotë kjo? Në vend të aluminit dhe plastikës, lëkura shërben edhe si mbulesë por edhe si kasë dhe bosht rrotullues.

HP thotë se “Laptopi u jep ndjesi tjetër kur e prekni, ju jep aromë tjetër kur e nuhasni.”

Laptopi ka ekran 13.3-inç me prekje dhe fuqizohet nga procesorët e gjeneratës së 8-të Intel Core i5 ose i7.

Me 16GB RAM dhe deri në 2TB, laptopi ka 18 orë jetëgjatësi baterie.

Porositë për të kanë filluar dhe do të kushtojë nga 1,300 dollarë për versionin Core i5. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>