Harduer

HP thotë që ultrabookët do të vijnë së shpejti

Publikuar , 28 Tetor 2011
0
HP thotë që ultrabookët do të vijnë së shpejti

HP (së bashku me Dell) do të jetë një nga ndërtuesit më të mëdhenj të kompjuterëve personalë në treg për këta llaptopë 0.8 inçë, që peshojnë rreth 3 poundë e më pak ( 1 pound është pak më shumë se 0.45 kg) që do të garojnë me MacBook Air të ndërmarrjes Apple.

“HP ende duhet të lajmërojë qëllimet e veta për tregun Ultrabook dhe ka qenë e heshtur, ndërsa Lenovo, Asus, Acer dhe Toshiba të gjithë i kanë paraqitur modelet e tyre të reja ultra të holla,” tha Deron Kershaw, i cili është një analist në GAP Intelligence, në një shënim hulumtues, gjatë ditës së djeshme.

Kershaw vazhdoi: “Tani është e paqartë nëse Ultrabookët e HP-së do të jetë të gatshme përpara pushimeve të këtij viti dhe nëse pajisjet do ta mbajnë brendin Pavilion ose Envy.” Tabletët e Windows 8 janë gjithashtu në agjendën e produktit të ri të HP-së. CEO e re, Meg Whitman e tregoi atë dje. “Unë mendoj që ne kemi nevojë të jemi në biznesin e tabletëve dhe ne me siguri do të jemi atje me Windows 8. Ne do ta bëjmë një tjetër përpjekje në këtë biznes,” tha ajo./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  A do të prezantojë Samsung telefonin me ekran me palosje javën e ardhshme?

Lajmet e fundit>