Harduer

HP TouchSmart tm2 përfiton fuqi nga Corei3

Publikuar , 17 Maj 2010
0
HP TouchSmart tm2 përfiton fuqi nga Corei3

Në Amazon është paraqitur një version i ri i TouchSmart tm2 dhe i cili qysh prej tani mund të paraporositet. Makina në fjalë e quajtur HP TouchSmart tm2-2050us, ka një ekran 12.1 inç të ndjeshëm në prekje dhe ka përpunime të bukura si në ngjyra ashtu edhe në dizajn.

Ekrani ka një rezolucion WXGA me grafikë të fuqizuar (grafikë e integruar HD) nga Intel.

Veçoria më e madhe është se tani makina ka një procesor Intel Core i3-330M në 2.13 GHz, ndërsa sa u përket veçorive tjera ato plotësohen nga 4GB RAM, një HDD me kapacitet prej 640 GB, një dalje HDMI, një dalje VGA, përkrahje për WiFi, Ethernet, etj.

Sistemi arrin i parangarkuar me Windows 7 Home Premium 64-bit, ndërsa çmimi i shitjes për  të fillon prej 949.99 dollarë.

LEXO EDHE:  Apple ka tjetër ide për telefonët me ekrane që palosen

Lajmet e fundit>