Harduer

HP lë anash Android-in, fokusohet tek WebOS

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
HP lë anash Android-in, fokusohet tek WebOS

Gjiganti teknologjik Hewlett-Packard dihet se ka qenë duke punuar në tablet PC për një numër të ndryshëm të platformave duke përfshirë edhe HP Slate me bazë në Windows 7.

Por, tabletët tjerë në zhvillim e sipër nga kjo kompani dhe me bazë në sistemin operativ Google Android që kanë qenë në zhvillim dhe që kanë qenë të paraparë për tu paraqitur në çerekun e fundit të vitit 2010, duket se do të vonohen deri në vitin 2011, sipas të gjitha gjasave për shkakun se do të fillohet me punimet rreth pajisjeve me bazë në WebOS, të cilin sistem operativ e ka blerë nga Palm. Së paku kështu thonë burime të All Things Digital dhe CNET.

HP së fundi ka përsëritur se ka plane pë të punuar me seriozitet në produktet me WebOS, duke përfshirë edhe smartphone e netbook e gjithashtu edhe “Slate PC”. Megjithatë kompania ende nuk ka paraqitur ndonjë produkt specifike me bazë në WebOS, e as që ka shpalosur ndonjë periudhë kohre kur do të paraqiten pajsijet me bazë në WebOS në treg.

Thashethemet se HP është duke zhvilluar një tablet me bazë në WebOS, që është i koduar me emrin “Hurricane” kanë filluar të paraqiten dhe thuet se ai do të paraqitet në çerekun e tretë të këtij viti, por asnjë detaj nuk është konfirmuar në këtë aspekt dhe periudha kohore duket jo e qëlluar, duke pasur parasysh se HP sapo ka përfunduar muajin që shkoi blerjen e Palm.

Por në ndërkohë kur HP, nuk do të kalojë në tregun e tabletëve Android, lojtarë tjerë si Acer e Velocity Micro raportohet se janë duke bërë gati tablet me bazë në Android, të cilët do të lansohen më vonë gjatë këtij viti.

LEXO EDHE:  Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Lajmet e fundit>