Softuer

HP përditëson shërbimet e MagCoud

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
HP përditëson shërbimet e MagCoud

Veçoritë e reja përfshijnë dërgesa anembanë botës, opsione shtesë për lidhje dhe një aplikacion për revistë digjitale në iPad, që u mundëson publicistëve të arrijnë tek një audiencë edhe më e gjerë.

MagCloud është krijuar në HP Labs, dora qendrore hulumtuese e HP-së, dhe si e tillë ajo është paraqitur me qëllim që të revolucionoj industrinë e publikimeve duke sjellë një treg me bazë në ueb, ku publicistët e revistave mund të kthejnë me më shumë liri përmbajtjen e tyre të targetuar në print dhe në formate të revistës digjitiale.

MagCloud ka disa veçori të reja si një aplikacion për dyqan dhe lexues për iPad, Worldwide shipping, lidhje të përkryer, etj.

MagCloud përkrahet nga Strange Light, One Respe dhe Linchpin, ku që të gjitha përdorin veglat e reja digjitale dhe të përmbajteve për të tejkaluar barrierat e mediave digjitale.

Me një fjalë MagCloud u ka mundësuar mijëra publicistëve të revistave që të sjellin qindra e mijëra nurma të revistave, duke krijuar milion faqe me përmbajtje të reja. Këto shërbime të reja të MagCloud do të hapin edhe një mundësi më të madhe për rritje, duke u ofruar lexuesve lirinë për të konsumuar përmbajtjen që ata dëshirojnë në formatin që ata dëshirojnë, qoftë ai i printuar apo digjital.

LEXO EDHE:  Mbërrin iOS 12.3 me aplikacionin e ri Apple TV

Lajmet e fundit>