Harduer

HP shton Nvidia Quadro FX 5000M në EliteBook

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
HP shton Nvidia Quadro FX 5000M në EliteBook

Laptopi 17 inçësh nga HP do të sjellë grafikë të kualitetit të lartë përmes Nvidia Quadro FX 5000M, mundësi për të vendosur deri në 16GB RAM dhe përveç kësaj mund të fuqizohet edhe me procesorin e fuqishëm të Intel, Extreme Edition Core i7.

Qudaro FX 5000M në HP 8740w përdor 320 bërthaam dhe 2GB memorie, që është një fuqi mjaft e madhe kur kihet paraysh se versioni për desktop  përdor vetëm pak më shumë bërthama, përkatësisht 352 bërthama dhe 2.5 GB memorie.

Laptopi 8740w është i përpunuar me shasi të aluminit e cila i mundëson që të absorbojë vibrimet, pluhurin, lagështinë, lartësinë mbidetare dhe qëndrueshmërinë në temperatura të larta dhe të ulta.

Çmimi apo data e paraqitjes në treg rreth EliteBook 8740w me Nvidia Quadro FX 5000M ende nuk është bërë i ditur, por ajo që dihet është se çmimi bazë për EliteBook 8740ws është 2.676 dollarë.

LEXO EDHE:  Ja koncepti i Intel për telefonin me ekran që paloset

Lajmet e fundit>