Harduer

HP shton ULV Core i5 për TouchSmart tm2

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
HP shton ULV Core i5 për TouchSmart tm2

Sistemi me ekran 12.1 inç të ndjeshëm në prekje me laps digjital dhe që rotullohet dhe shëndrron laptopin në një tablet, nuk ka avancuar pëtejë shpejtësisë bazë prej 1.2 Ghz të procesorit të zakonshëm Core i3 por në vend të kësaj, sistemi tani përkrahë Hyperthreading dhe do të sillet sikurse një laptop me katër bërthama me aplikacionet e caktuara.

Opsionet e tjera përfshijnë, grafikë Mobility Radeon HD 5450 me 512 MB RAM dhe memorie maksimale prej 8 GB DDR3, të cilat mbesin të ngjashme me mundësitë e mëhershme.

Nëse zgjidhet Core i5 si procesorë, atëherë në çmimin minimal prej 830 dollarë shtohen edhe 75 dollarë, apo 125 dollarë nëse kombinohet me një video kartelë Mobility Radeon. Një sistem me veçori standarde arrin i pajisur me 4GB RAM, së paku një HDD me 320 GB (mometalish 500 GB) dhe grafikë Intel.

LEXO EDHE:  Logitech ringjall mausin legjendar

Lajmet e fundit>