Softuer

HP sjell mundësi të reja efikase për arkitektët, ndërtimtarët dhe inxhinierët

Publikuar , 02 Nëntor 2010
0
HP sjell mundësi të reja efikase për arkitektët, ndërtimtarët dhe inxhinierët

Zgjidhjet e reja HP ePrint & Share dhe HP Designjet T2300 eMultifunction Printer (eMFP) mundësojnë që ekipet e dizajnit me lehtësi prej kudo të kenë mundësi qasjeje, shkëmbimi dhe printimi në formate të mëdha të skedarëve të projekteve të ndryshme online, në çfarëdo kohe dhe në çfarëdo vendi. HP gjithashtu ka paraqitur edhe ofertën HP Graphics Solutions Partner Program që ofrohet së bashku me HP Designjet T2300 eMFP për të ndihmuar në thjeshtësimin dhe përmirësimin e procesit teknik të dizajnit.

“Në shtator, HP ka bërë të ditur një depërtim të ri në mënyrën sesi profesionistët e dizajnit mund të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacione përmes platformës së saj ePrint&Share dhe të riut HP Designjet T2300 eMFP” tha Santiago Morera, zëvendës president dhe menaxher i përgjithshëm, pranë HP Designjet Large-Format Solutions të HP. “Sot, HP po e bënë këtë zgjidhje inovative të gatshme për të gjithë duke profesionistët e dizajnit teknik, në mënyrë që ata të reduktojnë ciklet dhe të lirojnë kreativitetin e tyre”.

Platforma HP ePrint&Share mund të shkarkohet pranë www.hp.com/go/eprintandshare, dhe më pas kjo platformë revolucionare do t’iu mundësojë arkitektëve, ndërtimtarëve dhe inxhinierëve që drejtpërsëdrejti të skanojnë skedarët e projekteve në cloud, t’i printojnë me shpejtësi, të qasen në to nga rruga, të shkëmbejnë dizajne me ekipe projektuese në distancë të largët, të bashkëpunojnë pa problem me partnerë anembanë botës etj.

HP ePrint&Share do të mund të përdoret edhe nga printeri me ekran të ndjeshëm në prekje HP Designjet T2300 eMFP, që është printeri i parë në industri me mundësi printimi në format të madh, dhe që ofron funksionalitet të skanimit, printimit dhe kopjimit. Si rezultat profesionistët do të kenë mundësi që me shpejtësi të skanojnë dhe ngarkojnë dokumente në web dhe të printojnë vizatime të shumta pa problem. /pcworld.al

LEXO EDHE:  WhatsApp feston 10 vjetorin e themelimit

Lajmet e fundit>