Harduer

HP Slate, mund të jetë produkt për biznese

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
HP Slate, mund të jetë produkt për biznese

Todd Bradley , zëvendës president i kësaj kompanie ka dhënë një përditësim rreth produktit Slate me bazë në Windows 7, i cili u quajt edhe “iPad Killer” dhe u prezantua nga vetë Steve Ballmer në CES në janar të këtij viti, dhe në atë kohë quhej si e ardhmja e tablet kompjuterëve.

HP formalisht nuk ka shpalosur asnjë tablet kompjuter, qoftë në Windows 7 apo në webOS, që e ka blerë së fundi. Megjithatë, kompania së fundi ka blerë markën “PalmPad”, që duket se përshtatet mirë me këtë kompani duke konsideruar zgjerimin me platformën Palm tek tablet pajsije që kanë si synim konsumatorët.

Ish CEO i Palm, John Rubenstein tha në të njëjtin event se WebOS 2.0 do të duhej të paraqitet më vonë në vitin 2010, megjithëse ai nuk ka identifikuar ndonjë veçori të re, përkatësisht për përkrahje apo platforma harduerike të cilat sistemi operativ do të mund t’i përkrahë. WebOS i Palm ka qenë në treg për më shumë se një vit dhe gradualisht ka rafinuar aplikacionet dhe veçoritë e sistemit, duke shtuar ndryshime dhe veçori të reja, dhe duke përmirësuar performancën.

Rubsenstein gjithashtu dha shenja se Palm është duke punuar në harduer të ri, por nuk ka dhënë ndonjë detaj në këtë aspekt. HP më parë ka sinjalizuar se ka për synim që të ecë para me smartphone të ri Palm si dhe me pajsije tablet.

LEXO EDHE:  Xiaomi Redmi 6 Pro vjen me katër kamera dhe ekran 6.26-inç

Lajmet e fundit>