Harduer

HTC Desire X: shpërndahen fotot dhe specifikimet

Publikuar , 28 Gusht 2012
0
HTC Desire X: shpërndahen fotot dhe specifikimet

A ju kujtohen thashethemet për modelin e HTC-së me emër të koduar Proto?

Ky model do të prezantohet së shpejti si HTC Desire X dhe siç është thënë, do të mbushë zbrastinë midis HTC One 3,7 inç dhe HTC One S 4,3 inç.

Specifikimet e këtij smartfoni janë:

· 4″ S-LCD ekran

· Pesha: 114g

· Dimensionet: 118.5 x 62.3 x 9.3 mm

· 5 MP kamerë, autofokus, LED shkrepës, BSI sensor, F2.0, 28mm lente, HTC ImageChip

· 1 GHz procesor dy bërthamësh

· 4GB memorje të brendshme, 768MB RAM, vendi për microSD kartë memorie, 25 GB hapësirë në Dropbox gjatë dy viteve

· 1650 mAh bateri që ndërrohet

· Beats Audio

· Android 4.0.4 + Sense 4.1

HTC Desire X sigurisht do të jetë në dispozicion në ngjyrë të bardhë dhe të kaltër, kurse prezantimi zyrtar duhet të bëhet në panairin e ardhshëm IFA në Berlin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njerëzit janë të lodhur nga telefonët e shtrenjtë

Lajmet e fundit>