Harduer

HTC, jo telefona të lire!

Publikuar , 31 Tetor 2011
0
HTC, jo telefona të lire!

Duke përjetuar shitje dhe të hyra më të dobëta në çerekun e katërt sesa krahasuar me çerekun e tretë, Officeri Financiar Kryesor i HTC, Winston Yung u ka thënë investitorëve në një thirrje në formë conference se kompania po shikon mundësinë për të rritur ofertën e celularëve me veçori të shumta. Me pajisjie që janë në gjendje të ofrojnë shërbime dhe mundësi më të mëdha, Yung ka thenë se HTC do të përfitonte nga procesi duke insistuar me produkte premium, dhe duke mos shkaktuar telashe me softuerin HTC Sense.

Ky reagim vjen si pëgjigje ndaj thashethemeve të mëhershme se HTC do të prodhoj celularë më të lire për të shtrirë pjesëmarrjen në treg. HTC gjithashtu sipas thashethemeve do të ofronte pajisje për tregun e mesëm, me çmime prej 200 deri në 250 dollarë, për të mundësuar shtrirje më të madhe në treg.

HTC ka zgjeruar praninë e saj në tregun Kinez gjatë dy çerekave të këtij viti duke hapur më shumë se 1,000 dyqane në këtë vend. Për të rritur kapacitetin e prodhimit, kompania gjithashtu do të kompletojë ndërtimin e një fabrike të re prodhimi në fillim të vitit të ardhshëm, duke rritur prodhimin e njësive në më shumë se 40 milion në një vit./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple bëhet pjesë e garës së telefonëve me ekrane që palosen

Lajmet e fundit>