Harduer

HTC Mini – telekomandë për telefonin tuaj celular

Publikuar , 26 Janar 2013
0
HTC Mini – telekomandë për telefonin tuaj celular

HTCÇ’është kjo? Telefoni celular me telekomandë? HTC Mini do të shitet në Kinë si një aksesor për smartfonin Butterfly HTC.

Pra HTC Mini ju lejon të merrni telefonata dhe të lexoni apo dërgoni SMS në ato raste kur ju nuk mund të nxirrni pajisjen tuaj të madhe 5-inç nga një tjetër xhep.

Ajo gjithashtu punon si një telekomandë në qoftë se ju lidhni telefonin tuaj me TV tuaj nëpërmjet HDMI. Disa mund të mendojmë se kjo duket e palogjikshme dhe e panevojshme.

Por HTC nga ana tjetër mendon se një pajisje e tillë është e nevojshëm, sepse padyshim që është investuar shumë në disa burime për ta prodhuar.

Si do të veproni ju? Do të blini një telekomandë për telefonin?

Më poshtë ndiqni një video promocionale për HTC Mini. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni blockchain i HTC tashmë mund të blihet me para prej letre

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>