Harduer

HTC mund të sjell një tablet në shtator

Publikuar , 06 Gusht 2013
0
HTC mund të sjell një tablet në shtator

Media nga Tajvani kanë raportuar që prodhuesi i smartfonëve HTC do të lëshojë një phablet prej 5.9 inç në shtator, të njohur si HTC One Max.

Një video “ngacmuese” e lëshuar të martën nga ndërmarrjeve duket që i bën të qëndrueshme informacionet e përhapura deri tani.

HTC postoi një video Vine në llogarinë e vet në Twitter me një cicërimë që tha thjesht “Gjëra të mëdha përpara” (me siguri duke treguar për ardhjen e një smartfoni më të madh) dhe e bëri të njëjtën në llogarinë e vet zyrtare në Instagram. Si pasojë, një klip më i gjatë në YouTube ka qarkulluar po ashtu.

Videoja “ngacmuese” ka një helikopter i cili me gjasë ul Robert Downey, i cili raportoi që ka bërë një marrëveshje globale dyvjeçare në vlerë prej 12 milionë dollarë për të ndihmuar në promovimin e ndërmarrjes.

Një thënie “Këtu për të ndryshuar” po ashtu tregon që HTC dëshiron një drejtim të ri teksa prodhuesi i smartfonëve duket se është duke u munduar që të marrë pak shtytje dhe të rris praninë në treg në sektorin vërtet sfidues.

Shikoni videon dhe shihni me kujdes për gjysmën e dytë të telefonit për të vendosur nëse do të ishte me gjasë HTC One Max. (PCWorld Albanian)

htc

LEXO EDHE:  MIT ka zhvilluar një sistem që u jep robotëve shqisa njerëzore

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>