Lajmet

HTC One (M8) versioni Google Play është i pari i këtij lloji që lançohet jashtë SHBA-ve

Publikuar , 22 Prill 2014
0
HTC One (M8) versioni Google Play është i pari i këtij lloji që lançohet jashtë SHBA-ve

OneM8-Press-05-580-100Lajme të mira vijnë për adhuruesit e Google dhe Android në Indinë e largët, pasi ata do të kenë mundësinë të blejnë një smartfon të edicionit Google Play. Kjo sepse HTC ka hedhur në shitje HTC One(M8) versioni Google Play Edition në këtë shtet.

Versioni “Stock” i M8 i cili ka edicionin Google të Android, i cili është konkurrent karshi softuerit të modifikuar që HTC ka zhvilluar për pajisjen do të jetë i disponueshëm nga Google Play Store për 825 dollarë, raporton BGR India. Ky çmim është shumë më i lartë se në SHBA i cili kushton 699 dollarë, ndërkohë që nuk do të jetë i disponueshëm për të gjithë në Indi për disa javë.

Deri më tani, pajisjet e edicionit Google Play kanë qenë të disponueshme vetëm në SHBA. Mbetet për tu parë nëse ky version i HTC One (M8) do të vijë në shtete të tjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni blockchain i HTC tashmë mund të blihet me para prej letre

Lajmet e fundit>