Biznes

HTC planifikon ulje çmimesh

Publikuar , 24 Gusht 2012
0
HTC planifikon ulje çmimesh

Sipas informacioneve që po transmetohen nga furnizuesit e komponenteve, e pasi seria HTC One nuk i përmbushi pritjet, kjo kompani së shpejti planifikon zbritje çmimesh për të gjithë modelet e veta.

Këtu përfshihen edhe modelet e tanishme të cilët gjenden në shitje, por edhe modele të reja që pritet të dalin në treg.

Duhet përmendur se nuk bëhet fjalë vetëm për serinë One por për të gjithë modelet e bazuara në platformat Android dhe Windows Phone.

Në mënyrë që t’i zvogëlojë shpenzimet, HTC do të ndalojë po ashtu edhe instalimin e komponenteve Beats Audio në shumicën e modeleve të veta.

HTC njihej për shumë vite si një nga prodhuesit më të mirë ta pajisjeve smartfonë mirëpo, pasi lançimi i modeleve Galaxy nga Samsung pothuajse pushtoi tregun, fati ia ktheu shpinën.

HTC po shënon zvogëlim të të ardhurave për disa tremujorë me rradhë dhe është vetëm çështje kohe se kur këto shifra do të hyjnë në zonën e kuqe të rrezikshme.

Përdoruesit e HTC, kryesisht po i pengon sasia e madhe e bloatwarëve në pajisje, të cilët po e ngarkojnë në mënyrë të panevojshme dhe po e ngadalësojnë sistemin.

Ana pozitive e pajisjeve HTC është cilësia e prodhimit të shtëpizës, por duket se kjo gjë nuk është e mjaftueshme për të impresionuar shumicën e blerësve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Edhe Galaxy S8 dhe Note 8 do të përfitojnë nga pamja e re e Android-it lançuar nga Samsung

Lajmet e fundit>