Harduer

HTC prezanton në Prill përgjigjen ndaj Galaxy S9

Mar 7 2018
0 Shpërndarje
HTC U12 do të fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 845 dhe bateri prej 3,420 mAh. Ka 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme sipas raportit. HTC prezanton në Prill përgjigjen ndaj Galaxy S9 Photo Source: TechAdvisor

Ditën e sotme përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, përdoruesit Llabtoofer zbuloi detajet e flagshipit të ardhshëm të prodhuesit Tajvanez HTC.

Telefoni do të jetë i pari me dy kamera të pasme që kur HTC u distancua prej tyre në 2015-ën.

Sipas cicërimës, HTC U12, i cili bart emrin e koduar “Imagine” do të ektë ekran 5.99-inç Quad HD+.

HTC U12 do të fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 845 dhe bateri prej 3,420 mAh. Ka 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme sipas raportit.

Kamera e pasme ka dy sensorë, një 12 megapiksel dhe një 16 megapiksel. Të dy janë ndërtuar nga Sony. Kamera frontale ka sensor 8 megapiksel. Telefoni është rezistent ndaj ujit falë certifikimit IP68.

Vjen me Android 8.0 Oreo dhe softuerin Sense 10. HTC do të rikthejë gjithashtu teknologjinë Edge Sense 2.0 dhe Face Unlock.

Sipas Llabtoofer telefoni do të prezantohet zyrtarisht në Prill. /PCWorld Albanian

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>