Harduer

HTC prezanton smartfonët Desire 816 dhe Desire 610

Publikuar , 25 Shkurt 2014
0
HTC prezanton smartfonët Desire 816 dhe Desire 610

Në eventin për median të HTC-së u prezantuan dy smartfonë të kategorisë së parametrave mesatarë të quajtur Desire 816 dhe Desire 610. Desire 816 do të “marrë përsipër” të jetë si smartfoni më i mirë i linjës së smartfonëve të parametra mesatarë, i cili do të jetë edhe një alternative kompakte e kompanisë. Kujtojmë se HTC-ja edhe më parë kishe paralajmëruar për ndryshimin e politikave duke u përqendruar më shumë në kategorinë e smartfonëve me parametra mesatarë.

HTC Desire 816

gsmarena_001Smartfoni më i ri që i është bashkuar “klubit” Desire ka madhësi 156,6 x 78.7 x 7.99 dhe peshon 165 gram. Desire 816 ngjason shumë më modelin HTC One në paraqitje. Me këtë pajisje të re, HTC-ja po mundohet të ofrojë një pajisje më një çmim të përballueshëm. Ky “phablet”(quhen smartfonët më përmasa më të mëdha se 5-inç) ka një rezolucion 720 x 1280 pixels. Desire 816 ka një procesor Qualcomm Snapdragon 400 me shpejtësi 1.6 Ghz më përbërje prej katër bërthamash dhe kartë grafike Adreno 305. Ka 1.5 GB dhe 8GB hapësirë të dhënash dhe mbështetje për microSD. HTC-ja ka vendosur në këtë smartfon një kamerë të pasme 13 megapixel dhe frontale 5 megapixel. Desire 816 ofron konektivitet përmes GSM/GPRS/EDGE dhe WCDMA/HSPA+/ 4G LTE. Bluetooth 4.0 dhe Wifi 802.11 b/g/n janë të përfshira. Ky smartfon vjen më Sense 5.5 dhe fuqizohet nga një bateri 2600 mAh dhe do të jetë gati për dyqanet nga muajin prill.

HTC Desire 610

gsmarena_002Desire 610 vjen në një madhësi më kompakte më ekran 4.7 inç. Ka një procesor Snapdragon 400 më katër bëthama Krait më shpejtësi 1.2 Ghz, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme e cila mund të shtohet deri ne 64 GB përmes kartave microSD. Ka një kamerë të pasme 8 Megapixel me dritë LED dhe kamerë frontale 1.3 Megapixel. Si zakonisht ka një gamë të gjerë shërbimi të konektivitetit përfshi dhe suport për rrjetet 4G LTE. HTC Desire 610 ka si sistem operativ Android Jelly Bean dhe fuqizohet nga një bateri 2040 mAh. Smartfoni do të jetë i disponueshëm në Evropë nga muaji maj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kur do të hiqet roamingu mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Lajmet e fundit>