Harduer

HTC Pure dhe Tilt 2 sjellin Windows Mobile 6.5 tek AT&T

Publikuar , 05 Tetor 2009
0
HTC Pure dhe Tilt 2 sjellin Windows Mobile 6.5 tek AT&T

Këta celularë të mençur kanë shënuar edhe produktet e para të AT&T që funksionojnë mbi platformën e sistemit operativ Windows Mobile 6.5, pasi që edhe Microsoft edhe zyrtarisht ka lëshuar në treg versionin më të fundit të platformës mobile WinMo.

Pure të cilin po e shihni në anën e majtë të fotografisë është në veçanti një ripërpunim i fuqishëm i dizajnit industrial lDiamond2, duke përmbajtur veçori punuese nga metali dhe plastika e shkëlqyer, gjersa gjithashtu përmban një ekran 3.2 inçësh WVGA dhe kamerë me 5 megapiksel dhe autofokus.

Në anën tjetër, Tilt 2 ringjall emërtimin Tilt, një emër që nuk ka qenë i pranishëm tek AT&T qysh prej se TyTN II ka bërë rrugëtimin e tij për Fuze gjatë vitit të kaluar, dhe tani ky model sjellë ekran 3.6 inç WVGA, tastierë të plotë QWERTY, altoparlantë me kapacitet të plotë dhe kamerë me 3.2 megapiksel.

Pure do të jetë i pari që do të paraqitet në raftet e dyqaneve, për një çmim prej 149.99 dollarë me kontratë 2 vjeçare, gjersa Tilt 2 do të arrijë treg gjatë javëve të ardhshme me një çmim prej 299.99 dollarë.

LEXO EDHE:  Apple hesht për problemet e fundit të iPhone XS dhe XS Max me karikimin

Lajmet e fundit>