Harduer

HTC sjell në treg dy smartfonë të rinj Android dual-SIM

Publikuar , 01 Dhjetor 2014
0
HTC sjell në treg dy smartfonë të rinj Android dual-SIM

htc_desire_620_dual_simMë në fund pas një pritje të gjatë, HTC ka lançuar smartfonin Desire 620 në dy versione. Të dy smartfonët si Desire 620 dhe Desire 620G janë dual-SIM dhe do të jenë të disponueshëm për blerje që nga dita e sotme me një çmim prej 6.990Rs. Ndërkohë që detajet për disponueshëmrinë globale akoma nuk janë bërë të qarta.

Ata ndajnë specifika të njëjta përveç rrjetit, procesorit dhe hapësirës së memories. Smartfoni 4G Desire 620 dual-SIM ka një procesor 64 bit, 1.2GHz, quad-core Qualcomm Snapdragon 410, të njëjtin që u përdor dhe në HTC Desire 510. Ndërsa 3G Desire 620 dual-SIM ka procesorin 1.7GHz octa-core MediaTek MT6592. Të dy telefonët përdorin sistem operativ Android 4.4 KitKat, kanë ekran 5 inç IPS, 1GB RAM, kamera 8 dhe 5 megapixel, HTC Eye Experience, 8GB memorie dhe bateri 2100mAh. Me përmasa 150.1×72.7×9.6mm të dy smartfonët peshojnë 160 gram. Ata janë të disponueshëm në ngjyrat të bardhë dhe gri. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas 8 muajsh Android 9 Pie arrin 10% adoptim

Lajmet e fundit>