Lajmet

HTC synon që të jetë lider në tregun e Selfie-ve

Publikuar , 21 Prill 2014
0
HTC synon që të jetë lider në tregun e Selfie-ve

htcone_14-100258459-primary.idgeHTC debutoi vitin e kaluar në smartfonin One (M7) kamerën UltraPixel. Duke përdorur pixela më të mëdha të afta të kapin më shumë dritë, HTC One mund të realizonte imazhe fantastike në dritë të pakët. Nga ana tjetër, imazhet e kamerës 4 Megapixel e humbnin cilësinë teksa zmadhonit për më shumë detaje.

Gjithashtu supozohet se gjenerate e re e kamerës Ultra Pixel mund të ketë numër të dyfishuar të pixelave dhe të jetë gati për video 4K. HTC-ja po pret që 4K të bëhet më popullor përpara se të implementojë këtë teknologji. “Nëse shikoni tek cilësia 4K, kamera 8 Megapixel është mëse e mjaftueshme” – tha Symon Whitehorn, ekspert i kamerave të kompanisë HTC.

Sigurisht që HTC jo vetëm që do të dyfishojnë numrin e pixelave në kamerën e ardhshme të smartfonëve, por që ka ambicie të mëdha në perspektivën e Zmadhimit Optik në të ardhmen. Janë bërë përpjekje për të sjellë zmadhimin optik tek smartfonët, po të shumtën e rasteve kanë dështuar.

HTC-ja e sheh të ardhmen tek cilësia e kamerave të smartfonëve të cilat do ti mbajnë përdoruesit larg blerjes së kamerave të dedikuara, vetëm nëse ju jeni një profesionist në këtë fushë. “Unë mendoj se jemi nga 18 muaj deri në 2 vite larg kësaj” – shpjegoi WhiteHorn,dhe kjo do të vazhdojë “përderisa ajo barrierë e këtyre lenteve tek smartfonët të thyhet dhe në të mund të justifikojmë mos blerjen e një aparati fotografik të dedikuar”. WhiteHorn thotë se zmadhimi optik nuk është aspak larg tek HTC-ja. Dhe tashmë spekulimet për HTC One(M9) po fillojnë.

Sigurisht, HTC-ja nuk është vetëm e fokusuar tek kamerat e pasme të smartfonëve. HTC One (M8) vjen me një kamerë frontale 5 Megapixel e aftë të kapë imazhe të cilësisë së lartë. Dhe kjo nuk është gjë surprizë pasi kompania në fjalë ka të paktën 2 vite që po rrit vazhdueshëm cilësinë e kamerave frontale tek smartfonët e saj. Pse? HTC do që të jetë lider në tregun e “selfieve”, dhe ka arsye të fuqishme ta bëjë këtë.

LEXO EDHE:  Kujdes nga këto 29 aplikacione fotosh që kanë vjedhur të dhënat tuaja

HTC nuk është i vetmi prodhues që ka vënë një kamerë frontale 5 Megapixel në një nga smartfonët e saj, dhe po e merr seriozisht këtë duke investuar në smartfonët e ardhshëm. Tashmë ajo kamerë frontale nuk duhet të qëndrojë më në plan të dytë. Eksperiencat me kamera është një nga sektorët që HTC po investon. Me dizajnët më të mira të smartfonëve në treg dhe cilësinë më të mirë audio krahasuar me konkurrentët, ambiciet e HTC-së duket mjaft “agresive”. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>