Biznes

HTC vazhdon të ketë rënie, humb 68 milion $ në tre mujorin e parë të këtij viti

Publikuar , 07 Prill 2014
0
HTC vazhdon të ketë rënie, humb 68 milion $ në tre mujorin e parë të këtij viti

HTC-continues-to-spill-red-ink-for-a-third-subsequent-quarter-loses-62-million-in-Q1-2014Prodhuesi tajvanez i smartfonëve, HTC, ka publikuar raportin e tij financiar për tre mujorin e parë të vitit 2014 dhe mesa duket akoma nuk janë balancuar shifrat. Kompania po vazhdon të humbë para për tre mujorin e tretë radhazi, teksa ka humbur 62 milion dollar nga data 1 janar deri më 31 mars, ashtu siç ishte parashikuar dy muaj më parë.

Të ardhurat e HTC-së për këtë periudhë kanë rënë me 1.1 miliard dollar në tre mujorin e parë të 2014-ës, e cila është 22.6 % rënie krahasuar me 1.42 miliard që pati në tre mujorin e kaluar. Për më tepër, humbja totale e HTC-së ishte 68 milion dollarë e thënë ndryshe 0.076 dollarë për aksion. Vetëm pak përpara prezantimit të këtyre shifrave financiare, aksionet e saj u rritën me 3.6 %, i cili është edhe rezultati më i lartë në disa muaj.

“HTC-ja akoma po humb pjesë tregu në shtete ku janë tregjet më të rëndësishme dhe nuk ka pasur asnjë pajisje të re gjatë dy muajve të parë të tremujorit të parë të këtij viti”, tha Birdy Lu një analist i Deustche Bank. “Gjëja më e rëndësishme për tu parë është se a do të rriten shitjet pas lançimit të HTC One M8”. Shitjet e HTC One M8, smartfoni më i mirë i HTC-së për 2014-ën, patën një start të ngadaltë, por një interes të lartë për pajisjen. Siç është raportuar më parë, HTC One M8 numëron 1 % të trafikut mobil të pajisjeve të HTC-së në SHBA gjatë javës së parë të lançimit.

“M8 është pajisje mjaft e mirë, po jo aq revolucionare sa ai i vjetri” tha Denis Chan një analist i Yuanta Securities. “Çdokush po pret të shohë rezultatet e tremujorit të dytë sesi do të ecin shitjes e pajijes”. Mbase HTC One M8 do e rikthejë edhe njëherë HTC-në në atë pozitë që ishte më parë gjatë tremujorëve të ardhshëm të këtij viti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AKEP memorandum mirëkuptimi me DPT

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>