Harduer

HTC Windows Phone 8X dhe 8S zënë vëndin e WP8

Publikuar , 21 Shtator 2012
0
HTC Windows Phone 8X dhe 8S zënë vëndin e WP8

HTC dhe Microsoft vendosën komunitetin e Windows Phone 8 në një njoftim – HTC Windows Phone 8X dhe 8S janë aparatet për t’u mundur.

Ajo ç’ka është e rëndësishme këtu nuk është se HTC e ka bekuar Microsoft – teknikisht, ku të gjithë prodhuesit e Windows Phone e bëjnë, por që HTC i është lejuar të emërojë gjeneratat e tyre të ardhshme të smartfonëve pas platformës.

Nuk ka asnjë gabim se cili sistem operimi po luan në shfaqjen e aparateve të HTC, ndërsa akoma më pak përdorues nuk mund të jenë në gjëndje t’ju tregojnë rreth ndërtimit të OS Nokia Lumia 920.

“Ne jemi frymëzuar nga Windows Phone 8 për të krijuar një smartfon i cili i jep platformës dizajnin ikonë dhe personalitetin që ai meriton,” -deklaron Peter Chou, CEO i HTC Corporation. “Windows Phone ka dalë në mënyrë të qartë si një nga ekosistemet më të mira mobile dhe është konkurrues ndaj çdo smartfoni tjetër në botë.”

Në çdo rast, ja ku janë. Duke filluar nga maja, HTC Windows Phone 8X ka një ekran 4.3-inç HD me rezolucion 1280×720 Super LCD me Gorilla Glass 2, një proçesor Snapdragon S4 dual-core 1.5GHz, 1GB RAM, memorje e brendshme 16GB, 802.11n Wi-Fi, suport NFC, 4G LTE. Ka një audio të integruar me amplifikator, një kamera e cila mund të kapë deri në 4 njerëz njëherazi 2.1MP dhe frontale 8MP.

HTC Windows Phone 8S është pak më i vogël në 4-inç, një proçesor Snapdragon S4 1GHz dual-core, RAM 512MB, një memorje e brendshme 4GB, slot për microSD, një kamera frontale 5MP dhe Beats Audio.

Të dy aparatet do të vijnë në nëntor. Nuk ka akoma deklarime rreth çmimeve të tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni blockchain i HTC tashmë mund të blihet me para prej letre

Lajmet e fundit>