Biznes

Huadhënësi kripto BlockFi shpall falimentin

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Nëntor 2022
BlockFi ka 256.9 milionë dollarë cash në kontroll dhe pritet të ofrojë mjaftueshëm likuiditet për të mbështetur disa operacione gjatë procesit të ristrukturimit sipas njoftimit për shtyp publikuar nga BlockFi. Huadhënësi kripto BlockFi shpall falimentin Photo Source: Getty Images

BlockFi, një kompani e huadhënies në kriptomonedha, aplikoi për faliment nën Kapitullin 11 të ligjit Amerikan për shpalljen e falimentimit.

Sipas peticionit të kompanisë, BlockFi ka mëse 100 mijë kreditorë si dhe mes 1 dhe 10 miliardë dollarë në asete dhe detyrime.

Peticioni gjithashtu zbuloi emrat e disa prej kreditorëve më të mëdhenj. Më i spikaturi është Ankura Trust Company LLC, që peticioni thotë se ka pretendime prej 729 miliardë dollarësh. Kreditorë të tjerë janë FTX US dhe Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë, të cilët kanë pretendime prej 275 milionë dollarë dhe 30 milionë dollarë respektivisht.

Përfshirja e FTX US vjen përmes një kreditimi bërë në BlockFi këtë vit ndërsa ajo e SEC është si pasojë e disa hetimeve dhe një marrëveshjeje arritur me autoritetet dhe rregullatorët federalë në Shkurt.

BlockFi ka 256.9 milionë dollarë cash në kontroll dhe pritet të ofrojë mjaftueshëm likuiditet për të mbështetur disa operacione gjatë procesit të ristrukturimit sipas njoftimit për shtyp publikuar nga BlockFi.

“Me kolapsin e FTX, ekipi drejtues i BlockFi së bashku me bordin e drejtorëve morën masa për të mbrojtur klientët dhe kompaninë,” tha Mark Renzi i Berkeley Research Group, këshilltari financiar i kompanisë.

“Që nga fillimi, BlockFi ka punuar për të formësuar pozitivisht industrinë e kriptomonedhave dhe avancuar sektorin. BlockFi shikon drejt të ardhmes me një proces transparent i cili arrin përfundimin më të mirë të mundshëm për të gjithë klientët dhe aksionerët e tjerë.”

BlockFi njoftoi në fillim të Nëntorit se kishte ndërprerë të gjitha tërheqjet. Pak ditë përpara se Binance të elaboronte blerjen e FTX, BlockFi tha se produktet e saj ishin plotësisht funksionale.

Javën e kaluar BlockFi vendosi kreditë e klientëve në pritje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Llogaritë e përdoruesve në Coinbase bëhen shënjestër e skemave phishing