Harduer

Huawei arrin të pabesueshmen

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Qershor 2020
0
Huawei ka shkëlqyer në Kinë ndërsa Samsung ka humbur shumë gjatë pandemisë në Indi, SHBA, Amerikën Latine dhe pjesë të Evropës. Huawei arrin të pabesueshmen

Shitjet globale të smartfonëve Huawei mund të kenë shënuar rënie pas sanksioneve Amerikane, por çuditërisht për të gjithë, kompania ka arritur diçka që mund të konsiderohet e pamundur.

Huawei u bë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve duke tejkaluar edhe Samsung për herë të parë gjatë muajit Prill sipas firmës analitike Counterpoint Research.

Një përfaqësues i firmës konfirmoi se Huawei ishte prodhuesi numër 1 në botë i smartfonëve me pjesë tregu prej 19% duke lënë pas gjigantin Koreano-Jugor Samsung me 17% të tregut.

Suksesi i Huawei mund ti atribuohet patriotizmit Kinez të cilët i kanë dhënë prioritet produkteve të saj pas sanksioneve Amerikane.

Huawei ka shkëlqyer në Kinë ndërsa Samsung ka humbur shumë gjatë pandemisë në Indi, SHBA, Amerikën Latine dhe pjesë të Evropës.

Ndërsa ekonomitë e mëdha po shënonin rënie, ajo Kineze ishte në rritje që prej muajit Mars. Suksesi i Huawei nuk është i sigurtë se do të vazhdojë ndërsa ekonomitë në mbarë botën po i rikthehen normalitetit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google përsëri nën hetim nga Bashkimi Evropian