Lajmet

Huawei dhe Xiaomi kanë një plan për të sfiduar dominimin e Google Play Store

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shkurt 2020
0
Por jashtë Kinës, Google Play Store është dominues për konsumatorët dhe zhvilluesit. Ky monopol do të thotë se dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta kanë vuajtur me joshjen e zhvilluesve ndërkombëtarisht dhe ky disa-avantazh mund të sfidohet nga platforma GDSA. Huawei dhe Xiaomi kanë një plan për të sfiduar dominimin e Google Play Store

Huawei, Xiaomi dhe kompania BBK që prodhon telefonët Oppo, Vivo dhe OnePlus, kanë nisur së bashku përpjekjet për të krijuar një platformë ku zhvilluesit jashtë Kinës mund të ngarkojnë aplikacionet në dyqanet respektive të aplikacioneve raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Nisma e quajtur “Global Developer Service Alliance” (GDSA) është një tentativë për të sfiduar dominimin ndërkombëtar të Google Play Store. Duke qenë se Google Play Store është i ndaluar në Kinë, përdoruesit e telefonëve Android atje janë mësuar me dyqanet e ndryshme të aplikacioneve.

Por jashtë Kinës, Google Play Store është dominues për konsumatorët dhe zhvilluesit. Ky monopol do të thotë se dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta kanë vuajtur me joshjen e zhvilluesve ndërkombëtarisht dhe ky disa-avantazh mund të sfidohet nga platforma GDSA.

Në uebsajtin e iniciativës thuhet se shërbimi do të ofrohet fillimisht për 9 vende të botës përfshirë Indinë, Indonezinë, Rusinë dhe Malajzinë. Xiaomi është i fuqishëm në Indi ndërsa Huawei në Evropë. Por së bashku prodhuesit Kinezë të smartfonëve kontrollojnë 40% të shitjeve të smartfonëve në mbarë botën.

Me platformën e re zhvilluesit e kanë më të lehtë të ngarkojnë aplikacione në të gjitha dyqanet njëherazi. Dominimi i Play Store është një problem më akut për Huawei i cili humbi licencën për të ofruar aplikacionet e Google për shkak të sanksioneve Amerikane, përfshirë edhe Play Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telecom Italia zbulon planin ambicioz për 5G