Biznes

Huawei do të ndërtojë rrjetin 5G të operatorit më të madh celular në Rusi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Qershor 2019
0
Këtë të Hënë u zbulua se Huawei do të shiste biznesin e kabllove optik nënujorë. Huawei gjithashtu po redukton prodhimin e smartfonëve si rezultat i revokimit të licencës Android. Huawei do të ndërtojë rrjetin 5G të operatorit më të madh celular në Rusi

Dyshimet që sillen rreth të ardhmes së Huawei që kur Shtetet e Bashkuara e vendosën në listën e zezë të tregtisë u zbehën disi ditën e sotme.

Operatori celular më i madh në Rusi MTS nënshkroi një marrëveshje për zhvillimin e teknologjisë 5G nga kompania Kineze Huawei.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës tre ditore që presidenti Kinez Xi Jinping po bën në Rusi, një bashkëpunim i cili forcon akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti Rus Vladimir Putin tha se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës tashmë ka arritur një nivel shumë të lartë, një sentiment i cili u mbështet edhe nga presidenti Xi.

Për Huawei një marrëveshje e tillë është një lajm pozitiv i shumëpritur pas lajmeve të këqija që erdhën nga vendimi i administratës Trump.

Këtë të Hënë u zbulua se Huawei do të shiste biznesin e kabllove optik nënujorë. Huawei gjithashtu po redukton prodhimin e smartfonëve si rezultat i revokimit të licencës Android.

Në Japoni SoftBank vendos të ndërronte teknologjinë e Huawei me atë të Nokia dhe Ericsson për 5G. “Nëse drita ikën në Perëndim, në Lindja do të shndrisë. Amerika nuk përfaqëson botën, vetëm një pjesë të saj,” shprehej themeluesi i Huawei Ren Zhengfei në një intervistë në Janar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çipi i ri i inteligjencës artificiale të Huawei përfaqëson ambiciet globale të Kinës

Lajmet e fundit>