Biznes

Huawei do të zhvillojë teknologji për makinat autonome

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Tetor 2019
0
Prodhuesit globalë të makinave dhe kompanitë teknologjike kanë shpenzuar miliarda dollarë në makina të cilat mund të ecin pa shoferë. Huawei do të zhvillojë teknologji për makinat autonome

Huawei do të përdorë teknologjinë 5G për të zhvilluar radarë për makinat me sistem vetëdrejtimi tha kompania ditën e Marte ndërsa prodhuesi Kineze dëshiron të luajë një rol më të madh në industrinë e makinave.

Huawei do të ndërtojë një ekosistem sensorësh për makinat. Me teknologjinë 5G, kompania do të zhvillojë një radar millimiter-wave dhe një radar lazer por nuk dha afate.

Prodhuesit globalë të makinave dhe kompanitë teknologjike kanë shpenzuar miliarda dollarë në makina të cilat mund të ecin pa shoferë.

Insajderët e industrinë thonë se do të duhen vite përpara se makinat të arrijnë Nivelin 4 të autonomisë, makina të cilat mund të menaxhojnë çdo aspekt të drejtimit në shumicën e situatave pa ndërhyrjen njerëzore.

Sensorët e radarëve millimiter-wave dhe lazer përdoren nga prodhuesit e makinave me sistem vetëdrejtimi për të grumbulluar informacione nga ambienti që rrethon mjetin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Së shpejti kur blini një aplikacion në iOS nuk do të paguani për ekuivalentin në macOS

Tags >

5GHuawei