Huawei së shpejti do të ketë më shumë probleme në gjetjen e komponentëve për telefonët e kompanisë.
Sipas mediave Koreano-Jugore, Samsung dhe prodhuesi i çipeve të memories SK Hynix planifikojnë të ndalojnë shitjen e pjesëve tek kompania Kineze duke filluar nga data 15 Shtator.
Është pikërisht kjo datë kur edhe saksionet e reja të Departamentit Amerikan të Tregtisë hyjnë në fuqi ndaj kompanive Kineze.
Këto saksione ndalojnë kompanitë jo-Amerikane ti shesin komponentë Huawei të cilat i kanë zhvilluar duke përdorur pajisje dhe softuerë Amerikanë.
Richard Yu, shefi i kompanisë Huawei, tha se Mate 40 do të ketë procesorin e fundit Kirin për shkak të saksioneve. Këto të fundit mund të dëmtojnë Samsung dhe SK Hynix po aq sa edhe Huawei.
Në rastin e SK Hynix, 40% e të ardhurave 13.3 miliardë dollarëshe erdhën nga Kina në tre muajt e parë të 2020.
Skenari më i mirë për Huawei është të fillojë të blejë pjesë nga Samsung që ti përdorin në të ardhmen. /PCWorld Albanian