Biznes

Huawei hap mbi 220 mijë vende pune në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Nëntor 2020
Raporti i Oxford Economics vlerësoi ndikimin e përgjithshëm ekonomik të Huawei në Evropë, duke përfshirë kontributet e Huawei në PBB-në Evropiane, vendet e punës dhe taksat. Huawei hap mbi 220 mijë vende pune në Evropë

Në një raport të Oxford Economics rreth ndikimit ekonomik të Huawei, u vlerësua se kompania ka kontribuar 16.4 miliardë EUR në PBB-në e Evropës dhe ofroi 224,300 vende pune në 2019-ën. Kompania gjithashtu gjeneroi 6.6 miliardë EUR të ardhura nga taksat për autoritetet Evropiane përgjatë të njëjtës periudhë kohore.

Huawei gjithashtu ka luajtur një rol aktiv në kërkime e zhvillime (R&D) në të gjithë Evropën. Tabela e rezultateve të investimeve industriale të BE-së për vitin 2019 renditi Huawei-n si investitorin e pestë më të madh në botë të R&D. Zyra Evropiane e Patentave gjithashtu vuri në dukje se Huawei kryesoi renditjen për aplikimet për patentë në 2019-ën. “Investimi në R&D – ashtu si ai i ndërmarrë nga Huawei – është thelbësor për një rritje të përgjithshme të aftësive prodhuese në ekonominë Evropiane”, tha Pete Collings, Drejtuesi i Evropës dhe Lindjes së Mesme për Konsulencën e Ndikimit Ekonomik në Oxford Economics.

Abraham Liu, Përfaqësuesi Kryesor i Huawei në Institucionet e BE-së, tha se: “Në 2019-ën, aktiviteti i Huawei-t gjeneroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 2.8 miliardë EUR në PBB Evropian, një rritje mesatare prej 11.4% në vit gjatë pesë viteve të fundit. Në këtë vit të pazakontë, Huawei ka siguruar aktivitet të qendrueshëm dhe të sigurt të rrjetit për të ndihmuar njerëzit të punojnë dhe të mësojnë në internet. Huawei ka operuar në Evropë për 20 vjet dhe ka punuar shumë për t’u integruar thellë në komunitetet lokale për të promovuar bashkërisht zhvillimin e industrisë. Në të ardhmen, ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për të kapërcyer sfida të reja dhe për të krijuar më shumë vlerë”.

LEXO EDHE:  Huawei organizon takim me mediat lidhur me performacën e biznesit gjatë 2020

Raporti i Oxford Economics vlerësoi ndikimin e përgjithshëm ekonomik të Huawei në Evropë, duke përfshirë kontributet e Huawei në PBB-në Evropiane, vendet e punës dhe taksat.

Raporti i plotë mund të shkarkohet duke klikuar këtu. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei