Harduer

Huawei Honor 9 Lite me katër kamera vjen në Evropë

Publikuar , 06 Shkurt 2018
0
Ekrani i telefoni është 5.65-inç pa skaje FullView HD. Bateria ka kapacitet prej 3,000 mAh ndërsa procesori i teleofni është një tetë bërthamësh Octa-Core Kirin 659. Huawei Honor 9 Lite me katër kamera vjen në Evropë

Gjigandi Kinez i prodhimit të telefonëve prezantoi telefonin e parë Honor Lite për tregun global. Honor 9 Lite debutoi pak javë më parë në Indi dhe sot kompania tha se telefoni do të jetë i disponueshëm globalisht përfhsirë Evropën.

Megjithatë ajo që kompania mbajti të fshehur është data e debutimit. Honor 9 Lite ka dy kamera të pasme, 13 megapiksel dhe 2 megapiksel dhe dy kamera frontale me po të njëjtën madhësi sensorësh.

Ekrani i telefonit është 5.65-inç pa skaje FullView HD. Bateria ka kapacitet prej 3,000 mAh ndërsa procesori i telefonit është një tetë bërthamësh Octa-Core Kirin 659.

Me këto specifika hardueri telefoni hyn në rangun e pajisjeve buxhetore. Ai pritet të kushtojë 229 Euro në Evropë.

Janë të paktë ata telefonë që kanë katër kamera. Përveç Honor 9 Lite, Gionee S10 është një tjetër telefon me kamera duale.

Huawei është prodhuesi i tretë në botë më i madh i telefonëve sipas IDC-së. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja kur FaceTime do ti rikthehet normalitetit

Lajmet e fundit>