Biznes

Huawei hyn në botën e televizorëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Maj 2019
0
Ndërsa përmbajtjet 8K janë të rralla, televizorët 4K kanë filluar të shndërrohen në standard çka do të thotë se prodhuesit kanë filluar të shofin drejt standardeve të reja. Huawei hyn në botën e televizorëve

Raportohet se Huawei është duke ndërtuar një televizor 5G 8K të cilin do ta prezantojë drejt fundit të vitit sipas Nikkei Asian Review. Gjigandi Kinez i teknologjisë i cili prodhon vetëm çipet 5G do të ishte lojtari më i ri i industrisë.

Janë të pakta kompanitë të cilat kanë hedhur idenë e një televizori 5G por me një konektivitet të tillë kompania do të mund të shkarkonte me shpejtësi përmbajtje VR dhe të dhëna të tjera të një sasie të lartë.

Edhe pse i është ndaluar shitja e telefonëve dhe teknologjisë 5G në SHBA, kompania është shumë popullore në Evropë dhe Azi. Kompania parakaloi Apple në 2017-ën si prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Samsung.

Kompania vazhdon të rritet ndërsa biznesi i telefonëve të Samsung dhe Apple po bie. Sukesi global nuk ka ecu pa pengesa. Adiministrata Trump ka kërcënuar aleatët nëse përdorin teknologjinë 5G të Huawei.

Ndërsa përmbajtjet 8K janë të rralla, televizorët 4K kanë filluar të shndërrohen në standard çka do të thotë se prodhuesit kanë filluar të shofin drejt standardeve të reja.

PlayStation i ri pritet të ofrojë mbështetje për rezoluconin 8K. Samsung dhe Sony tashmë shesin televizorë të tillë edhe pse kushtojnë 70,000 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonica premton finalizimin e integrimit të rrjeteve O2 dhe E-Plus brenda fundit të vitit

Lajmet e fundit>