Biznes

Huawei i gatshëm ti shesë Apple teknologjinë 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Prill 2019
0
Një burim i afërt me Huawei tha se kompania është e gatshme të shesë modemin 5G Balong 5000 por vetëm për një kompani: Apple. Huawei i gatshëm ti shesë Apple teknologjinë 5G

Për vite me radhë Huawei ka prodhuar procesorë dhe modemë rrjetesh të fuqishme dhe i ka përdorur për të fuqizuar pajisjet e kompanisë.

Deri më sot Huawei ka refuzuar ti shesë konkurrentëve këto çipeve megjithatë kompania është pranë zbutjes së qëndrimeve.

Një burim i afërt me Huawei tha se kompania është e gatshme të shesë modemin 5G Balong 5000 por vetëm për një kompani: Apple.

Një marrëveshje e tillë do të ishte e pazakontë sidomos për këtë kategori produktesh të Huawei.

Balong përdoret tek telefonët dhe produktet IoT dhe është vetëm për përdorim të brendshëm. Për Huawei, që synon të bëhet prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve deri më 2020, ofrimi i 5G-së për një prej rivalëve është surprizë më vete.

Deri në këtë pikë nuk dihet nëse kompanitë kanë hyrë në bisedime për këtë çështje. Nga ana tjetër Apple është në pozita të vështira sepse furnizuesi i vetëm me modemë 5G, Intel po zhgënjen.

XMM 8160 duhej të mbërrinte këtë vit për iPhone dhe iPad por Intel ka shtyrë objektivat për në 2020-ën duke vënë në dyshim të ardhmen e telefonëve të Apple.

Një raport i fundit nga Fast Company thotë se Apple ka humbur besimin tek Intel. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 13 vjen me "dark mode" dhe përmirësime vizuale

Lajmet e fundit>