Harduer

Huawei i mbeten vetëm tre muaj përditësime të telefonëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Maj 2019
0
Menjëherë administrata vuri Huawei në listën e zezë duke ju ndaluar kompanive Amerikane të bëjnë biznes me gjigandin Kinez të telekomunikacionit pa lejen e qeverisë Amerikane. Huawei i mbeten vetëm tre muaj përditësime të telefonëve

Huawei mund të vazhdojë të dërgojë përditësime softueri tek telefonët e saj për tre muajt e ardhshëm pasi SHBA e vendosën në listën e zezë dhe Departamenti Amerikan i Tregtisë i pezulloi licencën.

Kjo licencë e cila sot është në efekt, lejon Huawei të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ofruar shërbim dhe mbështetje përfshirë përditësime sigurie për pajisjet ekzistuese të cilat janë të disponueshme për publikun përpara datës 16 Maj.

Falë kësaj licence Huawei do të mund të mirëmbajë pajisjet ekzistuese të rrjeteve dhe të adresojë probleme sigurie.

Javën e kaluar administrata Trump deklaroi një emergjencë kombëtare e cila lejoi Sekretarin Amerikan të Tregtisë të bllokonte transaksionet që i shihte si të rrezikshme për sigurinë kombëtare.

Menjëherë administrata vuri Huawei në listën e zezë duke ju ndaluar kompanive Amerikane të bëjnë biznes me gjigandin Kinez të telekomunikacionit pa lejen e qeverisë Amerikane.

Google menjëherë tha se nuk do të ofronte shërbime për telefonët Android të Huawei edhe pse kompania mund të vazhdojë të përdorë një version open-source. Google tha se shërbimet do të qëndrojnë tek pajisjet ekzistuese.

Lëvizja e administratës Trump e cila pritet prej mëse një vit, ka vënë në dyshim perspektivën globale të numrit 1 në botë të telekomunikacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple Arcade është një abonim me pagesë me akses në mbi 100 lojëra

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>