Harduer

Huawei injoron sanksionet Amerikane, do të prezantojë një telefon flagship

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Gusht 2019
0
Në fillim të këtij muaji Huawei prezantoi sistemin operativ alternativ quajtur Harmony. Por analistët dhe ekzekutivët e Huawei janë skeptik për suksesin e tij. Huawei injoron sanksionet Amerikane, do të prezantojë një telefon flagship

Prodhuesi numër 2 më i madh në botë po përgatitet të lançojë linjën e re të telefonëve Mate 30 më 18 Shtator në Munih raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Megjithatë sipas agjencisë nuk dihet nëse telefonët do të dalin një dit në shitje. Mate 30, i cili do të sjellë edhe teknologjinë 5G, është flagshipi i parë madhor që kompania do të prezantojë që kur presidenti Amerikane Donald Trump vendosi sanksione ndaj gjigantit Kinez.

Një zëdhënës i Google tha për Reuters se telefoni nuk mund të shitet pa licencimin e Google për shkak të ndalimit Amerikan. Aktualisht qeveria Amerikane ka dhënë një leje të përkohshme por që nuk aplikohet për produktet e reja si Mate 30.

Kompanitë Amerikane duhet të marrin licencë nga qeveria për produktet specifike që duan ti shesin gjigantit Kinez. Google nuk tha nëse kompania ka aplikuar një licencë për Mate 30 edhe pse kompania ka shprehur vullnetin për të bashkëpunuar dhe furnizuar Huawein.

Po sipas Reuters Departamenti Amerikan i Tregtisë ka marrë mëse 130 aplikime nga kompanitë për të licencuar shitjen e produkteve tek Huawei po asnjë nuk është aprovuar deri më sot.

Paqartësia që sillet rreth Mate 30 tregon vetëm implikimet e para që po vinë nga lufta tregtare SHBA-Kinë. Ndërsa sanksionet ndaj Huawei u vendosën me pretekstin se përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, Trump la të kuptohej se ishte gati ti anulonte nëse arrihet një marrëveshje me Kinën.

Pa aplikacionet dhe shërbimet e Google, askush nuk ka për të blerë një pajisje. Softueri i Google zakonisht vjen i para-instaluar tek telefonët Android.

Në fillim të këtij muaji Huawei prezantoi sistemin operativ alternativ quajtur Harmony. Por analistët dhe ekzekutivët e Huawei janë skeptik për suksesin e tij.

LEXO EDHE:  Microsoft konkurron Apple me një palë kufje wireless

Në vitet e fundit kompania u rrit me shpejtësi dhe Evropa ka qenë një prej pikave më të forta të kompanisë. Por në SHBA nuk ka arritur të penetrojë dot. Në Evropë pjesa e tregut ra nga 24.9% në tre mujorin e parë të 2019-ës në 19.3% në të dytin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>