Biznes

Huawei investon 145 milion dollarë në biznesin cloud në tre vitet e ardhshme

Oct 12 2018
0 Shpërndarje
Biznesi cloud i kompanisë u themelua në 2017-ën në një treg të dominuar nga Alibaba. Huawei investon 145 milion dollarë në biznesin cloud në tre vitet e ardhshme Photo Source: Reuters

Gjigandi Kinez i teknologjisë Huawei do të investojë 145 milion dollarë në tre vitet e ardhshme në biznesin cloud.

Kompania, njëherazi edhe prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit, ka filluar të ofrojë shërbime cloud në Afrikën e Jugut.

Biznesi cloud i kompanisë u themelua në 2017-ën në një treg të dominuar nga Alibaba.

Përtej Kinës Huawei ofron shërbime cloud në Hong Kong, Rusi dhe Malajzi.

Në fillim të javës kompania prezantoi dy çipe të reja të inteligjencës artificiale të cilët janë edhe më të fuqishëm se paraardhësit. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>