Harduer

Huawei jep datën e debutimit të flagshipit P30

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Shkurt 2019
0
Sipas raportimeve, flagshipi i ri i Huawei vjen me dy modele: P30 dhe P30 Pro, të dy me notch dhe procesor Kirin 980. Huawei jep datën e debutimit të flagshipit P30

Huawei zyrtarisht ka bërë të ditur datën e debutimit të flagshipit P30. Telefoni debuton më 26 Mars në Paris.

Aktiviteti i njoftua në rrjetin social Twitter nën moton: “Rregulluat janë bërë për tu rishkuar.”

Videoja që shoqëron njoftimit lë të kuptohet se P30 do të ketë kamerë me zmadhim të përmirësuar. Paraardhësi P20 ishte telefoni i parë me tre kamera të pasme dhe mbase ndër më të mirët për kohën.

Sipas raportimeve, flagshipi i ri i Huawei vjen me dy modele: P30 dhe P30 Pro, të dy me notch dhe procesor Kirin 980.

Vlen të theksohet se Huawei gjithashtu ka rezervuar një aktivitet në Kongresin Mobil Botëror më 24 shkurt në Barcelonë.

Gjatë këtij aktiviteti kompania me shumë gjasa do të prezantojë telefonin 5G me ekrane që paloset.

Ndërsa gjatë këtij aktiviteti mund të prezantojë më shumë sesa një telefon, e sigurtë është se P30 nuk do të jetë prej tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram e bën më të lehtë rikuperimin e llogarive të vjedhura

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>