Biznes

Huawei jep parashikimin e frikshëm

Publikuar , 24 Janar 2019
0
Ky qëndrim i kompanisë vjen në një kohë kur dy rivalët Samsung dhe Apple kanë parashikuar rënie të shitjeve dhe fitimit. Huawei jep parashikimin e frikshëm

Gjigandi Kinez i teknologjisë Huawei tha ditën e Enjte se dëshiron të bëhet prodhuesi më i madh në botë në 2019-ën.

Ky qëndrim i kompanisë vjen në një kohë kur dy rivalët Samsung dhe Apple kanë parashikuar rënie të shitjeve dhe fitimit.

Gjithashtu kompania është në presion nga vendet Perëndimore për teknologjinë 5G. Huawei vazhdimisht ka mohuar akuzat.

Prodhuesi numër 1 i pajisjeve të telekomunikacionit në mbarë botën raportoi rritje me 50% të të ardhurave nga biznesi konsumator.

Ndërsa shitjet e telefonëve vitin e kaluar ranë me 3%. Gjithashtu muajin e ardhshëm Huawei do të prezantojë telefonin me palosje. Kompania përdoret çipet e saj për telefonë që prodhon. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Reklamimi online, ja si kanë ndryshuar çmimet për postimet e sponsorizuara në 4 vitet e fundit

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>