Harduer

Huawei ka gjetur një mënyrë për të anashkaluar sanksionet Amerikane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shtator 2019
0
Ashtu si modeli ekzistues P30 Pro, ngjyrat e reja ruajnë të njëjtin procesor Kirin 980. Po ditën e sotme Huawei lançoi çipin Kirin 990 me modem 5G të integruar. Huawei ka gjetur një mënyrë për të anashkaluar sanksionet Amerikane

Ndërsa jemi në pritje të debutimit të Mate 30, Huawei prezantoi ditën e sotme një version të ridizajnuar të P30 Pro.

Ndryshe nga P30 Pro ekzistues, modeli i ri vjen me një pjesë të pasme përbërë nga dy materiale: me shkëlqim dhe mat si dhe në ngjyrë blu ose lavander.

Ndërsa dizajni është ri, P30 Pro vjen me Android 10 të para-instaluar, një mënyrë inteligjente e Huawei për të lançuar një produkt të ri me sistemin operativ më të fundit të Google.

Ashtu si modeli ekzistues P30 Pro, ngjyrat e reja ruajnë të njëjtin procesor Kirin 980. Po ditën e sotme Huawei lançoi çipin Kirin 990 me modem 5G të integruar.

Procesori në fakt do të debutojë në Mate 30 në fund të muajit dhe është një debutim interesant për tu ndjekur. Muajin e kaluar Google zbuloi se Huawei Mate 30 nuk do të vijë me aplikacionet dhe shërbimet e Google, që do të thotë se nuk është i certifikuar për Google Play Store.

Mbetet për tu parë çfarë do të ndodhë me Mate 30 në 19 Shtator. Shtëpia e Bardhë jua ka ndaluar kompanive Amerikane, siç është rasti i Google, të bëjnë biznes me Huawei dhe prodhuesi i smartfonëve mori një leje tre mujore në fillim të muajit Maj për të vazhduar ofrimin e përditësimeve të softuerit.

Leja u shty edhe për 3 muaj të tjerë deri më 19 Nëntor por mbulon vetëm pajisjet ekzistuese. Derisa ndalimi të hiqet, Huawei nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të ridizajnojë pajisjet dhe të shtojë versionin më të fundit të sistemit operativ për Evropën dhe SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në fshehtësi Slack aplikon për tu bërë kompani publike

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>