Lajmet

Huawei ka ndërtuar një alternativë të Play Store

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Maj 2019
0
Huawei është një kompani e madhe me burime të jashtëzakonshme dhe ishte në rrugën për tu bërë një prej prodhuesve më në zë të smartfonëve në mbarë botën përpara se qeveria Amerikane të ndërhynte. Huawei ka ndërtuar një alternativë të Play Store

Lajmi se Google ka vendosur të shkëpusë marrëdhënien me Huawei në përgjigje të aktit Amerikan për të futur kompaninë në listë të zezë duke se nuk e ka suprizuar aspak gjigandin Kinez.

Një raport i ri i Bloomberg publikuar ditën e sotme shton provat se Huawei ka nisur kohë më parë përgatitjet në rast se një situatë e tillë do të zinte vend.

Raporti thotë se aplikacioni App Gallery i cili është i disponueshëm në disa modele telefonësh Huawei dhe Honor, në fakt është një përpjekje e kompanisë për të ndërtuar një alternativë të vërtetë të Play Store.

Sipas Bloomberg Huawei kishte joshur zhvilluesit e aplikacioneve me ofertën për tu hapur rrugë në Kinë, tregun më të madh në botë të smartfonëve, nëse ata do të ndërtonin aplikacione për App Gallery.

Ashtu si çdo prodhues telefonësh Android, Huawei e di mirë sesa të varur janë ndaj platformës së Google. Huawei do të vijonte me planin e një dyqani aplikacionesh vetëm në humbiste Google si partner biznesi dhe jo çdo prodhues apo kompani Amerikane.

Duke qenë se kompanisë i është ndaluar të bërit biznes me kompanisë Amerikane, Facebook, Twitter, Pinterest e shumë kompani të tjera nuk do të mund të ndërtojnë aplikacione për dyqanin e Huawei.

Huawei është një kompani e madhe me burime të jashtëzakonshme dhe ishte në rrugën për tu bërë një prej prodhuesve më në zë të smartfonëve në mbarë botën përpara se qeveria Amerikane të ndërhynte.

Dyqani i aplikacioneve App Gallery do të kishte shërbyer si një urë mes lindjes dhe perendimit, një vend ku zhvilluesit mund të shpërndanin aplikacionet jo vetëm në Evropë por edhe Azi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google shtrëngon masat për shtojcat dhe aplikacionet e Chrome

Lajmet e fundit>