Harduer

Huawei ka prezantuar procesorin e ri Kirin 620 me tetë bërthama

Publikuar , 05 Dhjetor 2014
0
Huawei ka prezantuar procesorin e ri Kirin 620 me tetë bërthama

gsmarena_001Kompania Huawei ka prezantuar një procesor të ri që bën pjesë në familjen Kirin. Ky procesor është dizenjuar kryesisht për pajisje me parametra mesatarë. CPU ka një arkitekturë 64-bit dhe ka 8 bërthama, të cilat kanë një qark prej 1.2 GHz.

Procesori është ndërtuar me teknologjinë 28 nm, dhe bërthamat e tij janë Cortex-A53 me mbështetje për Ram LPDDR3. Për sa i përket lidhjeve ky procesor ofron mbështetje për GSM / TD-SCDMA / WCDMA / TD-LTE /LTE FDD.

Ndërmjet këtyre lidhjeve , LTE kap një shpejtësi prej 150 Mbps. GPU e përdorur është Mali450 Mp4. Për sa i përket kamerës procesori i ri mbështet sensor me cilësi deri në 13 megapiksel, ndërkohë që videot duhet të jenë maksimumi me rezolucion 1080 piksel në 30 Hz.

Procesori i ri Huawei Kirin 620, i përket çipëve me performancë të mesme dhe mund të krahasohet shumë mirë me procesorin Qualcomm Snapdragon 410. Të dy këto procesorë janë të ndërtuar me strukturën 64-bit me një shpejtësi qarku prej 1.2 Ghz, por ndryshimi është që Kirin 620 ka avantazhin e 8 bërthamave. Ajo çka mund të jetë një problem për këtë procesor është përdorimi i GPU së vjetër tashmë në tregun teknologjik, atë Mali 450 Mp4. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Mozilla publikon një listë shtojcash të rekomanduara për Firefox

Lajmet e fundit>