Biznes

Huawei kërkon nga një gjykate Amerikane të anulojë sanksionet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Maj 2019
0
Duke folur në një konferencë për shtyp të martën në Pekin, zyrtari kryesor ligjor i firmës Huawei, Song Liuping tha se veprimi i SHBA-së paraqet një precedent të rrezikshëm për tregtinë ndërkombëtare. Huawei kërkon nga një gjykate Amerikane të anulojë sanksionet

Gjigandi kinez i telekomit Huawei i ka kërkuar një gjykate federale amerikane të shpallë jokushtetues, pa zhvilluar një proces gjyqësor, një ligj i cili ndalon agjencitë qeveritare, kontraktorët dhe përfituesit e granteve që të blejnë apo përdorin produktet e kësaj kompanie.

Avokatët e firmës Huawei paraqitën një mocion të martën dhe kërkuar një vendim të përshpejtuar për padinë që kompania ka paraqitur në mars.

Në mocion thuhet se dispozita në Aktin e Autorizimit për Mbrojtjen Kombëtare shkel procedurat e duhura dhe bën që Kongresi të gjykojë kompaninë fajtore pa një proces gjyqësor dhe pa i dhënë kompanisë mundësinë që ta sfidojë rezultatin.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën në Pekin, zyrtari kryesor ligjor i firmës Huawei, Song Liuping tha se veprimi i SHBA-së paraqet një precedent të rrezikshëm për tregtinë ndërkombëtare.

Ligjvënësit amerikanë e përfshinë dispozitën vitin e kaluar në projektligjin për financimin e mbrojtjes për shkak të dyshimeve rreth lidhjeve të kompanisë Huawei me qeverinë kineze si dhe shqetësimeve mbi sigurinë që rrjedhin prej saj.

Kompania Huawei e ka mohuar se është nën kontrollin e ndonjë njësie qeveritare kineze.

Sipas përfaqësuesve të firmës Huawei, vendimi i Uashingtonit e ka stigmatizuar kompaninë dhe punonjësit e saj, ka ndërprerë kontrata ekzistuese dhe “kërcënon seriozisht aftësinë në vazhdim të kompanisë për të bërë biznes në Shtetet e Bashkuara”. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi Huawei ishte përpjekur të shitej tek Motorola për 7.5 miliardë dollarë

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>